Ekspertët thonë se duhet të bëni seks vetëm në mbrëmje, kjo është arsyeja

news
Advertisement

Shumica e çifteve preferojnë seksin në mbrëmje, pasi kanë hequr qafe përgjegjësitë e ditës dhe janë më të relaksuar. Por sipas shkencëtarëve, seksi në mbrëmje ka një përfitim të rëndësishëm shëndetësor. Sipas një studimi në Australi, në të cilin morën pjesë 460 njerëz të moshës 18 deri në 70 vjeç, seksi në mbrëmje përmirëson gjumin dhe vepron ndaj pagjumësisë.

Advertisement

Dy të tretat e pjesëmarrësve deklaruan se ata flenë shumë më mirë gjatë natës pas seksit. “Pas marrëdhënieve seksuale dhe orgazmës, një hormon i quajtur oksitocinë lirohet në masë” , tha Dr. Michelle Lastella, drejtuese e ekipit në Universitetin e Queensland Qendrore. “Ky hormon, si të tjerët, vepron si qetësues dhe kështu na ndihmon të flemë më shpejt”.

Dr. Lastella këshillon çiftet që para se të shkojnë në shtrat të preferojnë seksin në vend të celularit – zakon që shumë e kanë sot – pasi përfitimi në këtë rast do të jetë i dyfishtë: Është vërtetuar se rrezatimi nga ekrani i celularit e bën të vështirë gjumin ndërsa oksitocina do të bëjë punën e saj për të siguruar relaksimin dhe pushimin që kemi aq shumë nevojë./Neutral.al/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.