EMRAT/ I mori rrjedha e ujit teksa po lëviznin me makinë, gjenden pas 16 orësh trupat e pajetë të babë e bir në Malësinë e Madhe

news
Advertisement

Pas 16 orësh kërkime janë gjetur trupat e babë e bir, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike në zonën e Bogë pranë Përroit të Thatë në Malësinë e Madhe.

Advertisement

Ata ishin duke udhëtuar me makinë, kur rrjedha e ujit të përroit mori përpara automjetin me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Vajza arriti të shpëtonte duke u hedhur nga makina tip fuoristradë, ndërsa babai dhe vëllai humbën jetën, ndërsa trupat e tyra janë gjetur sot. Viktimat janë Pjetër Rushaj 48 vjeç dhe Jason Rushaj 18 vjeç.

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.