Erdogan ashpërson tonet me Greqinë: Nuk ju shpëton as BE as SHBA

news
Advertisement

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan teksa ka qenë duke folur në aktivitetin e partisë së tij, nuk ka lënë pa përmendur Greqinë duke lëshuar edhe kërcënime drejt saj.

Advertisement

Erdogan pretendoi se Greqia po e sulmon Turqinë, teksa tha “mbështetja nga BE dhe SHBA nuk do t’ju shpëtojë”.

Presidenti turk rikujtoi çështjen e militarizimit të ishujve duke thënë: “Ne i dimë shumë mirë qëllimet e atyre që na sfidojnë. Armët që kanë mbledhur në Trakinë Perëndimore dhe në ishuj nuk janë asgjë për ne. Fuqia jonë i tejkalon këto. Vendi ynë nuk do të bëjë kompromis për mbrojtjen e tyre. Mbështetja nga SHBA dhe BE nuk do t’ju shpëtojë”.

Presidenti turk akuzoi Evropën se po luan lojë duke bërë sikur nuk shohin, shikojnë dhe dëgjojnë.

“Përballë vdekjes së emigrantëve në Mesdhe, Perëndimi preferon të luajë lojën e tre majmunëve (nuk dëgjoj, nuk flas, nuk shoh). Dyert janë të mbyllura për refugjatët në Perëndim dhe të hapura për bastardët e FETO-s dhe terroristët e PKK-së”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.