Erdogan do të vizitojë Ballkanin muajin e ardhshëm

news
Advertisement

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm dhe se kjo konfirmon përkushtimin e vendit për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Advertisement

“Vizita që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm konfirmon përkushtimin tonë për paqen dhe stabilitetin në rajon. “Turqia mbështet fuqimisht paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, tha Cavusoglu

Ai tha gjithashtu se Turqia ka hapur rrugën për një kthim të sigurt me operacionet e saj ushtarake në veri të Sirisë.

Duke theksuar se Turqia mbështet çlirimin e territoreve të okupuara të Azerbajxhanit, Çavuşoğlu tha se vendi i tij qëndron pas së vërtetës dhe drejtësisë dhe sërish paralajmëroi Armeninë që të përmbahet nga provokimet e reja./monitor.mk/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.