Erdogan furnizon Serbinë me dron “Bayraktar”

news
Advertisement

Në vijim të turit në Ballkan, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ndaloi ditën e djeshme në Beograd, ku u prit nga homologu Vuçiç, me të cilin mbajti dhe një konferencë për shtyp. Presidenti i Serbisë, ka konfirmuar se do të blejnë dronë “Bayraktar” nga Turqia, në një konferencë për shtyp me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në Beograd. Sipas Vuçiç, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë janë ngritur në nivelin më të lartë, sidomos “në historinë moderne të vendeve tona”. Jemi në pritje dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm të arrijmë ta realizojmë. Jemi gati të kalojmë disa qindra milionësh për dronët Bayraktar”, ka thënë Vuçiç. Presidenti serb vuri në dukje edhe rritjen e shkëmbimit tregtar mes të dyja vendeve, duke pretenduar se është rritur nga 1 në 2.5 miliardë euro këtë vit. “Besoj se jemi në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e vendosur nga presidenti Erdogan, të cilin nuk e besuam se ishte e mundur, që është që shkëmbimi tregtar të arrijë në pesë miliardë euro”, shtoi ai. Vuçiç ka thënë se investimet turke po rriten, teksa siç thotë ai, mbi 10 mijë njerëz janë të punësuar në kompanitë turke në Serbi. Nga ana tjetër, Erdogan shprehu gatishmërinë e Turqisë për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë. “Jemi të kënaqur që është arritur marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për kalimin e kufijve me letërnjoftime. Sa i përket targave, shpresoj që të arrihet marrëveshje sa më shpejt. Jam i gatshëm të ofrojë mbështetjen për tejkalimin e problemeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse Ballkani nuk mund të tolerojë më këto lloj problemesh”, u shpreh Erdogan. Më tej, presidenti turk foli dhe për çështjen e Rusisë duke e cilësuar provokuese sjelljen e shumë vendeve ndaj këtij vendi.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.