“Erdogan u prit si mik i afërt në Serbi”, ja kush e thotë

news
Advertisement

Idro Seferi, korrespodenti nga Beogradi, thotë se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, u prit si burrështetas dhe mik i afërt i Serbisë, në vizitën e sotme. “E gjithë vizita u promovua si një vizitë e një burrështetasi dhe si mik shumë i afërt me shtetin e Serbisë. Po ashtu dihet që Vuçiq, gjatë gjithë këtyre viteve, ka promovuar lidhjet e tij me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan”.

Advertisement

“Vuçiq këtë lidhje e ka promovuar edhe për shkak të ekonomisë, pasi ka shumë kompani turke që veprojnë në Serbi dhe kanë edhe fabrika këtu. Pjesa kryesore e vizitës ishte ajo që Serbia dëshiron të avancojë këto marrëdhënie ekonomike, por njëkohësisht edhe të blejë dronët bajraktar, që njihen tashmë edhe në Kosovë”. Seferi, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se mediat serbe raportuan si pikën kryesore të konferencës së tyre faktin që Erdogan shprehu gatishmërinë që të përfshihet si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, njofton Klankosova.tv.

“Në mediat në Serbi ajo që është raportuar si pjesa kryesore e vizitës dhe që ishte në fakt në konferencën e tyre të përbashkët dhe të gjatë për shtyp ishte fakti që Erdogan ofroi të ndërmjetësojë nëse kërkohet nga palët në zgjidhjen e problemeve në mes Kosovës dhe Serbisë, duke mbështetur, siç tha vetë ai, zgjidhjen nëpërmjet dialogut”.

“Erdogan po ashtu përshëndeti arritjen e marrëveshjes për letërnjoftimet dhe targat në mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Seferi.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.