Firmosi marrëveshjen me Kishën Serbe, Abazoviç përballet sot me votën e mosbesimit

news
Advertisement

Qeveria e Malit të Zi e drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviç do të përballet sot me votën e mosbesimit.
Nisma për thirrjen e mocionit është bërë nga Partia Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviç, mbështetur nga pesë parti.
Janë 36 nënshkrime të mbledhura deri më tani nga deputetët për thirrjen e kësaj seance, por duhen edhe pesë të tjera.

Advertisement

Abazoviç u zgjodh kryeministër i Malit të Zi më 28 prill.
Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që drejton Abaqzoviç është thirrur pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.
Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviç, konfirmoi ne fillim të gushtit se kishte nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.

Marrëveshja Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.
Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.