Fshati indian feston punësimin e parë në sektorin publik në 75 vjetët e fundit

news
Advertisement

Një fshat në shtetin lindor indian të Biharit, po feston, pasi një banor fitoi një vend pune në sektorin publik, për herë të parë në 75 vjet. Rakesh Kumar, 30 vjeç, është punësuar si mësues në një shkollë publike, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Advertisement

Banorët shpërndanë ëmbëlsira nga gëzimi kur morën vesh lajmin javën e kaluar.

Punët në sektorin publik janë shumë të kërkuara në Indi, për sigurinë dhe përfitimet që ato ofrojnë. Kumar do t’u japë mësime nxënësve në Barkurwa. Chowdhary thotë se suksesi i Kumar “ka hequr renë e errët të fatkeqësisë nga fshati” dhe se “brezat e rinj do të frymëzohen nga suksesi i tij”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *