Gazetari shqiptar në Bruksel pyet Lajçakun: Pse nuk kërkon të drejta për hungarezët në vendin tënd, siç kërkon për serbët në Kosovë

news
Advertisement

Gazetari Ekrem Krasniqi, i cili tani disa vite me radhë përcjell zhvillimet në institucionet e BE-së në Bruksel, ka reaguar në stilin e tij lidhur me qëndrimit e përfaqësuesit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Krasniqi, i njohur për replikat direkte ndaj përfaqësuesve ndërkombëtar, i ka dhënë ide Lajçakut, që hungarezët në vendin e tij Sllovaki, ku janë në përqindje më të lartë se serbët e Kosovës, poashtu të gëzojnë të njëjtat të drejta siç propozon për serbët e Kosovës.

Advertisement

“Z. Miroslav Lajcak +shefat e tij në Abe duhet t’u kërkojnë hungarezëve të Sllovakisë të rrebelohen për të njëjtat të drejta speciale që ai+BE+SHBA po kërkon për serbët e Kosovës”, shkruan Krasniqi në Twitter.

“Pse jo, Orban dhe Vucic përbëjnë një ekip të mirë me trajnerin e tyre në Rusi për të shënuar penallti të lehta në Ballkan duke tundur stadiumet e futbollit”, komenton më tutje Krasniqi në stil sa ironik aq edhe serioz./Lider.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.