Gazetari Vitija: V*rasësi u dërgua në Emergjencë pasi qëlloi veten, Hamide Magashi mbeti e shtrirë me foshnjën e saj

news
Advertisement

Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, ka reaguar pas raportimeve se Sokol Halili, personi që qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten e tij, Hamide Magashi, është dërguar në Emergjencë.

Advertisement

Vitija, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “vrasësi Sokol halili” u dërgua në Emergjencë, ndërsa viktima Hamide Magashi mbeti e shtrirë në oborr bashkë me foshnjën e saj, pa asnjë intervenim deri në konstatimin e vdekjes së saj.

“Vrasesi Sokol Halili u dergua ne Emergjencen e QKUK-se pasi qelloi veten me arme. Ndersa Hamide Magashi mbeti e shtrire ne oborrin e spitalit bashke me foshnjen e saj pa asnje intervenim deri ne konstatimin e vdekjes se saj ne ora 18:23 nga Urgjenca e Prishtines.” – ka shkruar ai.

Në fund të postimit të tij, Vitija ka pyetur: “Çka me thanë?”

Ndërkaq, më herët, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka konfirmoi se Sokol Halili, ka kryer vetëvrasje përkundër negociatave të policisë për dorëzim.

Drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla, në një prononcim për Nacionale ka thënë se trupi i tij është dërguar pa shenja jete në QKUK.

“Po mund të ju konfirmoj se personi në fjalë është sjellur pa shënja jetë në emergjencën e QKUK-së”, ka thënë Drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla për Nacionale.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.