Gjermania: Amerikanët na shesin gaz me çmime astronomike

news
Advertisement

Ministri gjerman i Ekonomisë u ankua sot për çmimet “astronomike” të kërkuara nga vendet “mike” të Gjermanisë, kryesisht Shtetet e Bashkuara, për dërgesat e gazit në vend të dërgesave ruse. Disa vende, madje edhe ato miqësore, kërkojnë çmime astronomike,” tha Robert Habeck për edicionin e sotëm të së përditshmes rajonale Neue Osnabruecker Zeitung. “Ky është një problem”, tha ministri dhe i bëri thirrje Komisionit Evropian të “bisedojë” me këto vende.

Advertisement

Gjermanisë i mbaron gazi rus, importon LNG – Pas pushtimit të Ukrainës, Rusia fillimisht uli ndjeshëm furnizimin me gaz në Gjermani dhe në fillim të shtatorit e ndaloi atë. Para konfliktit, Gjermania importonte 55 për qind të gazit të saj nga Rusia.

Për të garantuar sigurinë e tij energjetike dhe për të kursyer industrinë, e cila është një konsumator kryesor i gazit, Berlinit iu desh të diversifikonte burimet e tij të furnizimit dhe të rriste ndjeshëm blerjet e gazit natyror të lëngshëm (LNG), i cili është shumë më i lirë për t’u importuar.

Vendi – si i gjithë kontinenti – iu drejtua SHBA-së dhe importet evropiane të LNG-së u hodhën nga 28 në 45 përqind midis 2021 dhe 2022 “Ne kemi nevojë për solidaritet si për naftën”

Habeck synoi veçanërisht furnizuesit amerikanë.

“Shtetet e Bashkuara u kthyen tek ne kur çmimi i naftës shpërtheu. (…) Mendoj se një solidaritet i tillë do të ishte i dobishëm për amortizimin e çmimit të gazit”, tha ministri.

Në të njëjtën kohë, Berlini i bën thirrje Bashkimit Evropian që të koordinojë blerjen e gazit për të ulur çmimin./Alsat

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.