Gjimnazistët nga Çairi shkojnë në NASA, krijuan aplikcionin më të mirë nacional

news
Advertisement

Nxënësit e Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Jasir Idrizi, Krenar Ahmeti, Dijar Selami, Endrit Shaqiri dhe Andi Ganiu, me mentor Nderim Nagavcin, janë një ndër fituesit e garës kombëtare NASA Space Apps Challenge.

Advertisement

Të rinjtë të cilët janë pjesëtarë dhe vullnetarë të “Youth Community Center Cair – YCCC”, garuan në mesin e shumë ekipeve nga mbarë vendi, jo vetëm që morën vendin e parë, por edhe fituan të drejtën për të vizituar NASA’s Kennedy Space Center në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me këtë rast përgëzoj këta djelmosha për suksesin e tyre dhe i inkurajoj të rinjtë e tjerë të ecin në këtë rrugë të arritjeve botërore me suksese edhe më të mëdha”, thonë nga Youth Community Center Cair – YCCC.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.