Grubi: Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por, populli ka nevojë për Ali Ahmetin

news
Advertisement

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, sot komentoi para mediave zhvillimet e fundit Brenda BDI-së, pasi që, emri i tij është lakuar shumë herë nga “Grupi i Zjarrit”, ashtu siç edhe mbrëmë në “Rruga Drejt” në Alsat, foli Izet Mexhiti, në lidhje me funksionin e Grubit në këtë parti, shkruan Alsat. Grubi, tha sot se BDI-ja është e fortë, derisa theksoi po ashtu se Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por, populli ka nevojë për Ali Ahmetin, duke mos komentuar akuzat drejt tij.

Advertisement

“E dinë të gjithë se BDI-ja është më e fortë se kurdoherë dhe më e përfaqësuar se kurdoherë në aspektin cilësorë në institucionet e shtetit. Në këto rrethana në të cilat jemi, Ali Ahmeti nuk ka nevojë për BDI-në, por, BDI ka nevojë për Ali Ahmetin. Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por, populli ka nevojë për Ali Ahmetin”, tha Artan Grubi para mediave./ Alsat.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.