Haland dhe Foden, me nga 3 gola “deklasojnë” yjet e Junajtedit

news
Advertisement

Man. Siti e ka turpëruar rivalin lokal, Man. Junajted, në ndeshjen e luajtur në ‘Etihad’, duke regjiztraur fitoren me rezultat 6:3.
Skuadra e Pep Guardiola kaloi në epërsi qysh në minutën e 8′, pas një starti super-dinamik. Golin e parë e gjeti Fil Foden, i asistuar nga Bernardo Silva. Siti vazhdoi dominimin dhe brenda pjesës së parë gjeti golin edhe tri herë të tjera. Ishte Erling Haaland që konfirmoi formën e lartë, duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 34′ dhe 37′, dy herë i asistuar nga De Brujne. Rezultatin e pjesës së parë e vulosi Fil Foden, në minutën e 44′, i asistuar nga Haaland.

Advertisement

Në pjesën e dytë, Junajtedi gjeti golin tri herë, por nuk u mbajt pa pranuar edhe dy të tjerë. Fillimisht, braziliani Antoni shënoi një super-gol, me një gjuajtje nga distanca, kur luhej minuta 56′. Megjithatë, Haaland ishte sot në ‘Etihad’ për të shkatërruar çdo fije gëzimi për ‘Djajtë e Kuq’. Ai shënoi edhe një gol në minutën e 64′, kësaj radhe i asistuar nga Gomez, për të kompletuar het-trikun e tij.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.