Hoxha: E vetmja ofertë që mund të pranojë BESA janë zgjedhjet parlamentare!

news
Advertisement

Ndryshe nga Aleanca për Shqiptarët, e cila deklaroi se nëse ka ofertë për të hyrë në mazhorancën parlamentare, do ta shqyrtojë, Lëvizja BESA thotë se e vetmja ofertë që kjo parti mund të pranojë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Advertisement

“E vetmja ofertë që mund të pranojë Lëvizja BESA është shkuarja në zgjedhje parlamentare”, tha për “Local” Arianit Hoxha – zv.kryetar i Lëvizjes BESA.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në BDI, Hoxha theksoi se përderisa ngjarjet në këtë parti nuk kanë epilog, “besojmë se ato vazhdojnë të jenë shfaqje për të tërhequr vëmendjen nga problemet e përditshme të qytetarëve”.

Nga ana tjetër, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se nëse partia e tij do të kishte ofertë për t’iu bashkuar shumicës parlamentare, do ta shqyrtonte.

Nuk e kemi diskutuar një gjë të tillë, tani jemi”të fokusuar te riorganizimi i partisë. Ne jemi në terren duke folur, duke dëgjuar aktivistët dhe simpatizantët e ASH-së. Nuk kemi diskutuar për kushtet, nuk kemi qenë në qeveri, as që kemi menduar. Por do të shohim, do ta shqyrtojmë nëse ka një ofertë të tillë, por për momentin nuk ka një gjë të tillë”, tha Taravari.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.