Hyrja e ASH-së në Qeveri? Ja çfarë thotë Demiri nga BESA (Video)

news
Advertisement

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri, vlerëson se hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri do të ishte një veprim i gabuar. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Abdiu i ka bërë thirrje ASH-së që të krijohet një bllok i përbashkët opozitar për ta rrëzuar BDI-në nga Qeveria.

Advertisement

“Nuk kemi një qendrim të qartë, pasi ka vetëm deklarata publike që i kanë dhënë ekspontentë të Aleancës për Shqiptarët. Edhe pse ai është vendim i tyre, ne vlerësojmë se do të ishte një hap i gabuar hyrja në Qeveri bashkë me BDI-në të cilën e konsiderojmë si oponentë politikë. Ne jemi ithtarë të asaj që të bashkërendojmë të gjitha forcat opozitare, të bëjmë një bllok të fuqishëm opozitar që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ta çojmë në opozitë BDI-në”, ” tha Demiri për gazetën LAJM.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.