Ish-ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, e ka quajtur lajm të mirë vendimin e sotëm për vizat.Ish-ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, e ka quajtur lajm të mirë vendimin e sotëm për vizat.
Ai tha në një prononcim për Klankosova.tv se mosratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi u bë shkak që të zvarritej procesi i liberalizimit të vizave. Sipas tij, fajtorë kryesorë për këtë janë Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje si dhe Vjosa Osmani.
“Është lajm i mirë vendimi i sotëm pë vizat. Ndonëse, me vonesë dhe padrejtësisht i zvarritur, sidomos që nga 2016, kur vet komisioneri evropian Avramopoulos, pas një takimi që kishte me mua si minister i Brendshëm në Bruksel, kishim deklaruar bashkërisht në një konferencë për shtyp se Kosova kishte plotësuar të gjitha kriteret dhe rrjedhimisht ishte dhënë rekomandimi që të merrej vendimi. Siç e dini, Kuvendi i Kosovës pastaj nuk e ratifikoi marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi dhe kjo u gjet si arsye që Komisioni Evropian ta zvarriste krejt procesin. Për hir të së vërtetës, duhet thënë këtu se fajtorët kryesorë për dështimin e ratifikimit të demarkacionit ishin Albin Kurti dhe VV, Vjosa Osmani dhe një grup deputetësh tjerë nga partitë në Kuvend që i dhanë BE-së një alibi për zvarritje”, tha Hyseni.