I dashur për publikun shqiptar, ndërron jetë aktori i njohur turk

news
Advertisement

Aktori dhe regjisori i njohur turk, Civan Canova ka ndërruar jetë. Canova ishte shumë i njohur për publikun pasi ka luajtur në disa seriale si “Karadayi”, “Fatmagyl”, “Fate të kryqëzuara” etj. Canova po trajtohej prej pak kohësh për kancer në mushkëri.

Advertisement

Vetë aktori bëri të ditur kohë më parë se i është konstatuar një masë në mushkëri, përmes një postimi në rrjetet sociale. Aktori theksoi se fillimisht kishte kërkuar ndihmë mjekësorë për shkak të dhimbjes në krah, por gjatë analizave i është gjetur diçka në mushkëri.


“3 muaj më parë, fillova të kisha dhimbje të tmerrshme. Mjaft për të më mbajtur zgjuar natën. Erdha në spital dhe bëra një MRI. Gjatë marrjes së rrezeve u konstatua se kishte një masë të papërcaktuar. Kam 15 ditë në spital. Familja ime është me mua”, shkroi aktori më parë. /abcnews.al

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.