Ibrahim Tatlises pëson aksident të rëndë me makinë

news
Advertisement

Ibrahim Tatlises pëson aksident të rëndë me makinë

Advertisement

Artisti i njohur turk, Ibrahim Tatlises ka pësuar aksident trafiku mëngjesin e ditë së sotme (e enjte) në qytetin e Bodrumit.

Mediat turke kanë raportuar se aksidenti i yllit të muzikës ndodhi për shkak të tokës së rrëshqitshme, automjeti i tij doli jashtë kontrollit dhe u përplas me një kamion dhe u rrokullis në park.

Në aksident u tha se Tatlıses ka mbetur i bllokuar në automjet dhe në rajon janë dërguar forca shëndetësore dhe zjarrfikëse, shkruan Sabah.tr

Minibusi me stafin e Ibrahim Tatlıses, po shkonte në Yalıkavak për një koncert që do të jepej në një ambient gjatë mbrëmjes.

Teksa Tatlıses po nxirrej nga automjeti në të cilin kishte ngecur, çarçafët u hapën nga ekipet e policisë në mënyrë që të mbulohej pamja.

Thuhet se këngëtari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ishte i vetëdijshëm dhe i aftë të fliste.

Deri tani mësohet se Ibrahim Tatlıses kishte me vete vajzën dhe shoferin. /Telegrafi/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.