Ish-presidentët shqiptarë në Hagë, pritet të vizitojnë ish-krerët e UÇK-së

news
Advertisement

Ish-presidentët i Shqipërisë Bamir Topi, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe ish-kryeministri Pandeli Majko kanë arritur në Hagë, ku kanë shkuar për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së që po qëndrojnë prej rreth dy vitesh në paraburgim.

Advertisement

Për udhëtimin e tyre është kujdesur ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke i çuar me aeroplanin e tij privat atje. Pamje teksa kanë zbritur nga nga aeroplani ka publikuar Jetlir Zyberaj nga ekipi i Pacollit.

Pacolli ka planifikuar t’i çojë në Hagë ish-presidentët e ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë, për t’i takuar katër ish-krerët e UÇK-së, por ftesën e tij e refuzuan ish-krerët e shtetit të Kosovës.

Ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga kanë refuzuar ftesën e Pacollit.

“Me ish presidentët @behgjetpacolli #RexhepMeidani #Alfred Moisiu #Bamirtopi dhe ish kryeministrin #PandeliMajko në Hagë. Historia nuk mund të rishkruhet. UÇK është krenaria jonë kombëtare.”, ka shkruar Zyberaj.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.