Ja kush i bashkohet LDK’së, Abdixhiku: Do të jetë kandidate për deputete- S’e tremb pushteti e as s’e blen propaganda

News

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se Janina Ymeri do të jetë pjesë e listës së kësaj partie për deputete, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Abdixhiku ka thënë se Ymeri përfaqëson më së miri aktivisten politike, atë që nuk e tremb pushteti, që nuk e blen propaganda, dhe që nuk e hesht padrejtësia.

Janina Ymeri këto ditë është shndërruar në pasqyrimin më të denjë të aktivistes politike. Si veprimtare e LDK-së, ajo shpalosi skandalin e madh të mafias energjetike dhe milionat e qytetarëve të Kosovës që përfunduan në llogaritë e Vuk Hamovićit – të birit të ish-shefit të Armatës Jugosllave Rade Hamović.

Vukvendosje – siç i dha epitet me të drejtë ajo, shërfaqë më së miri mashtrimin popullist që ndodhë sot. Njërën dorë të shtrirë tek mafia energjetike dhe milionat e popullit të Kosovës që shkojnë aty( tjetrën me gisht ndaj patriotëvë të vendit për tradhëti. Trushpëlarja kështu duket.

Janina, e vetme, ngriti zërin, kërkoi llogari dhe artikuloi me fakte se si rrjetet korruptive në sektorin energjetik po kapnin institucionet e vendit tonë. Pa frikë. Pa hezitim. Pa kalkulim.

Janina Ymeri përfaqëson më së miri aktivisten politike të kohës sonë: atë që nuk e tremb pushteti; atë që nuk e blen propaganda; atë që nuk e hesht padrejtësia. Ajo vjen në politikë nga beteja e së vërtetës. Nga përballja me korrupsionin.Nga përkushtimi i sinqertë për interesin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *