Japoni, 38 vjeçari martohet me hologramin, dashurinë e tij të jetës

news
Advertisement

Të martohesh me dashurinë e jetës është gjëja më e bukur që mund ti ndodhë një personi, por kur partneri/ja është “virtuale” është pak e çuditshme.

Advertisement

Në Japoni një 38 vjeçar është martuar me dashurinë e tij virtuale, por deri në një pikë virtuale.

Kjo pasi këngëtarja e tij Hatsune Miku “ekziston” si një hologram në një pajisje të quajtur Gatebox, e cila e bën atë “të gjallë”.

Pasi kuptoi se marrëdhëniet njerëzore nuk ishin për të, Kondo vendosi të martohej me të.

Kondo a deklaruar se pavarësisht paragjykimit të të tjerëve e rëndësishme është padyshim cilësia e jetës së tij emocionale, me të cilën ai deklaron se është i kënaqur.

Hatsune Miku ka “lindur” si një Vocaloid, apo një këngëtare virtuale, një fenomen që në Japoni ka shumë admirues.

Kondo mundi të “martohej” me të katër vite më parë, pas një periudhe mjaft të komplikuar personale dhe profesionale që e çoi atë drejt depresionit. Miku e ndihmoi atë të dilte nga kjo fazë e errët e jetës së tij.

Megjithatë Kondo nuk është i vetmi në “llojin” e tij. Përkundrazi “fiktoseksualët”, siç përkufizohen personat që kanë një lidhje virtuale, po rriten gjithnjë e më shumë deri në atë pikë sa ka produkte të specializuara për këto marrëdhënie, siç është Gatebox.

Kondo është plotësisht i vetëdijshëm se historia e tij e dashurisë me një personazh imagjinar, me një aspekt adoleshent, por edhe vizatimor, mund të ngrejë dyshime.

Por nëse Miku jeton në imagjinatë, ndjenja është gjithmonë e vërtetë.

Sigurisht që me një partner holografik është e vështirë të debatosh, një element që në një marrëdhënie mund të jetë po aq i rëndësishëm sa mirëkuptimi me personin tjetër.

Por kur Kondo i kërkoi hologramit që të martohej me të, inteligjenca artificiale u përgjigj po, por i kërkoi atij që ta “trajtonte mirë”.

Mjaft e çuditshme si një histori dashurie, por në epokën ku teknologjia po zë vend gjithnjë e më shumë, një gjë e tillë mund të kthehet në diçka krejt të zakonshme.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.