Kasami në Prishtinë merr pjesë në “Unionin e Bashkive Shqiptare”, ja çfarë u prezentua

news
Advertisement

Kreu i Tetovës Bilall Kasami sot ka qenë pjesmarrës në qytetin e Prishtinës në tryezën e rrumbullakët “Kurorat e qyteteve shqipfolëse si destinacion i agroturizmit”, shkruan Monitor.mk. Sipas njoftimit të Kasamit në këtë tryezë është prezentuar Tetova dhe agroturizmi përpara qytetëve tjera shqiptare.

Advertisement

Ja njoftimi plotë i Kasamit:

“Në Prishtinë 🇽🇰, sot u mbajt tryeza e rrumbullakët “Kurorat e qyteteve shqipfolëse si destinacion i agroturizmit”, ku stafi i komunës më konkretisht sektori për kulturë si dhe ai për zhvillim lokal ka prezentuar Tetovën dhe agroturizmin e saj përpara qyteteve tjera shqiptare.

Pas tryezës së rrumbullakët, ka vazhduar mbledhja e rradhës e përbashkët e 🇦🇱 Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon duke diskutuar mbi mundësin e krijimit të një fondi të posaçëm nga anëtarët e UBSHR-së i cili do të përdoret për:
(a) Krijimin e një fondi për realizimin e platformës digjitale e cila nevojitet për komunikimin në kohë reale të komunave anëtare të UBSHR-së.

Gjithashtu, u shqyrtua dhe u miratua plan- buxheti për vitin 2022, ✅

• Shqyrtimi dhe miratimi i plan-aktiviteteve për vitin 2022 ✅

• Miratimin e pasqyrave financiare për vitin 2021 ✅

• Pranimi i anëtarëve të rinj të cilët kanë paraqitur kërkesë për anëtarësim. ✅

• Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve në disa dispozita të statutit. ✅

• Diskutim mbi rishikimin e kuotës së anëtarësisë. ✅

Për në fund, u vendos që takimi i rradhës i UBSHR-së të mbahet në qytetin tonë me aktivitete të rëndësishme kulturore e artistike në Kodër të Diellit duke e kthyer Tetovën në një destinacion të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në rajon!

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.