Kasami për situatën në veri të Kosovës: Unifikimi i spektrit politik është i domosdoshëm

news
Advertisement

Kreu i Besës, njëherit edhe Kreu i tetovës,Bilall Kasami nëpërmjet një statusi në Facebook ka komentuar situatën në veri të Kosovës. Kasami bën thirrje për unifikimin e gjithë spektrit politik shqiptar

Advertisement

Ja reagimi i Kasamit:

“Situata në Veri të Republikës së Kosovës ditëve të fundit ka marr një epilog të vështirë, ku dihet tashmë plagosja e dy zyrtarëve policorë, barrikadat nga bandat kriminale sërbe si dhe sulmi ndaj disa gazetarëve. E, gjitha kjo filloj me sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor si dhe arrestimi i një ish-zyrtari policor serb për përfshirje në sulm.

Unifikimi i spektrit politik është i domosdoshëm. Kështu, duke e mbështetur kryeministrin e Kosovës, policinë dhe shqiptarët atje, bandat kriminale shumë më lehtë do të mund t’i ndalojmë, të cilët të përkrahur edhe nga Serbia e mendësisë së vjetër dhe pro ruse, duan të destabilizojnë Kosovën dhe gjithë rajonin.

Bashkimit Evropian, SHBA dhe përfaqësuesit tjerë ndërkombëtarë, duhet të marrin seriozisht situatën në veri dhe të dënohen aktet e tilla si dhe të kërkohet llogari nga Serbia, e cila haptazi ka kërcënuar me futjen e ushtrisë serbe në territor të Kosovës. Askush nga ne nuk do të dëshironte një Ukrainë të dytë, një luftë të re!”, ka deklaruar Kasami.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.