Kasami: Po merr fund problemi me mbetjet inerte dhe qentë endacak

news
Advertisement

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilal Kasami ka njoftuar se është gjetur zgjidhje për problemet e kahmotshe që e tangojnë Tetovën në mes tyre janë problemi me mbeturinat inerte ku sipas Kasamit përfaqësues nga ambasada e Sllovenisë në RMV si dhe investitorë slloven kanë paraqitur projekt për zgjidhjen e këtij problemi.
Gjithashtu sipas Kasamit problem tjetër që është trajtuar dhe që ka gjetur zgjidhje është trajtimi i qenve endacak ku me fondet ndërkombëtare dhe me mbështetje të komunave të rajonit të Pollogut do të ndërtohet qendër trajtimi në Komunën e Vrapçishtit.
Në komunë të Zhelinës u mbajt sot mbledhja e Qendrës për Zhvillim të rajonit planor të Pollogut ku diskutuam për shumë tema të rëndësishme që tangojnë për çdo ditë qytetarët tanë.
Me përfaqësues nga ambasada e Sllovenisë në RMV si dhe investitorë slloven përpara nesh na u paraqit projekti që do të zgjidhte problemin e mbeturinave, pra, projekti “Menaxhimi i mbeturinave inerte në Pollog” nga kompania sllovene WTE (West To Energy) investim ky i paraparë në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë.
Problemi tjetër që gjen zgjidhje e që tangon qytetarët tanë me vite është projekti i trajtimit të qenve endacak, projekt ky që me fondet ndërkombëtare dhe me mbështetje të komunave të rajonit të Pollogut, do të ndërtohet një qendër e trajtimit të tyre në komunën e Vrapçishtit.
Së bashku me komunat e Pollogut, kërkuam nga MASH që për shkak të krizës energjetike, pushimi dimëror për shkollat fillore dhe të mesme të jetë 2 muaj./KlanMacedonia/

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.