Katari gati për të pritur Botërorin

news
Advertisement

Me një peshë prej pesë tonësh dhe lartësi prej tre metrash, statuja e trofeut ikonik të Kupës së Botës, është një nga mënyrat që Katari ka zgjedhur që të festojë për organizmin e kompeticionit më të rëndësishëm të planetit.
Për ta përfunduar, artistëve iu deshën 2 vite, e momentalisht skulptura gjendet në kopshtin e pronarit të saj, Hamad Al Suaidi, por shumë shpejt do të vendoset në publik kur edhe botërori të nisë.

Advertisement

“Kjo skulpturë është krijuar nga 5 tonë gurë dhe ja ku është këtu përpara jush në Katar. U krijua nga skulptorët më të mirë. Sinqerisht, është e rëndësishme që ta prezantojmë atë gjatë Kupës së Botës. E bleva, që njerëzit ta shikojnë atë. Nuk mund ta lë në shtëpinë time. Me ndihmën e Zotit, do të shfaqet në stadiumet më të bukura të vendit!”
Synimi i pronarit të statujës është që fansat ta shikojnë trofeun në vendet publike të Dohës e gjithashtu në stadiume të përpara dhe gjatë Kupës së Botës.
Puna për statujën nisi përpara se të shpërthente pandemia e koronavirusit dhe artistëve iu deshën 24 muaj që të mund të përfundonin një nga kopjet më të mëdha të trofeut të Kupës së Botës në planet.

Eventi më i rëndësishëm i botës në futboll nis më 20 Nëntor dhe në Katar pritet që të vijnë me mijëra tifozë për të ndjekur ekipet e tyre të zemrës.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.