Kërc.ënoi gazetarët: Do përfundoni nën gomat e makinës! Nën hetim policja bjonde e Elbasanit

news
Advertisement

Anisa Kostani, nënkomisarja nga Elbasani e cila ditën e djeshme shpërtheu me një gjuhë kërcën.uese për gazetarët shqiptarë të kronikës së zezë, është vënë nën hetim.

Advertisement

Duket se policja bjonde, ardhuruese e gjarpërinjve nuk ka qenë e informuar mbi kodin penal para se të futej në strukturat e Policisë së Shtetit dhe ka lëshuar një lumë kërcë.nimesh për jetën ndaj gazetarëve.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka konfirmuar për mediat se ka nisur një hetim të thelluar administrativ ndaj nënkomisares.

Kostani u shpreh dje publikisht në rrjetet sociale se gazetarët do përfundojnë nën rrotat e makinave si qen kështu siç e kanë nisur, teksa i quajti të degjeneruar dhe që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë”.

Ndër të tjera, konfirmohet se Kostani ka qenë nën hetim për daljet në media me gjarprin e saj.
Kostani ka fshirë nga rrjetet sociale edhe një foto kontraverse me një makinë ngjyrë vjollcë e cila mban targën “HOT”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.