Kjo është gruaja me këmbët më të mëdha në botë

news
Advertisement

Një grua nga Teksasi, e cila është 2 metër e 6 cm e gjatë, iu dha një Rekord Botëror Guinness për të pasur këmbët më të mëdha në botë.

Advertisement

Rekordet Botërore Guinness njoftuan se Tanya Herbert nga Hjuston iu dha titulli i këmbëve më të mëdha për një person të gjallë (femër) pasi këmba e saj e djathtë u mat me gjatësi 40 cm dhe këmba e saj e majtë ishte e gjatë 36 cm.

Herbert vesh këpucë me madhësi 18 për femra ose 16-17 për meshkuj, në varësi të markës.

Ajo është vetëm tre centimetra më e shkurtër se gruaja më e gjatë që jeton, Rumeysa Gelgi nga Turqia. Herbert tha se ajo duhet të blejë këpucë në internet, pasi asnjë dyqan nuk mban produkte mjaft të mëdha për këmbët e saj. Ajo u shpreh se gra të tjera këmbëmadhe që takoi në internet i ofruan disa këshilla që të mos vishej ekskluzivisht me këpucë për meshkuj.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.