Kompanitë e RMV-së paguajnë rrymë më të shtrenjtë se në vendet tjera

news
Advertisement

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot tha se ka informacione që përfaqësues të ekzekutivit do të takohen me kompanitë të cilat ai ua sugjeroi Qeverisë, për të siguruar gaz dhe mazut.

Advertisement

Mickoski tha se OBRM-PDUKM-ja me dorëzimin e kontakteve ka mbaruar obligimin e saj.

“Pozicionet janë dorëzuar, nga informacionet që kam unë do të ketë takime zyrtare pas një ose dy dite. Cili do të jetë rezultati, si do të shkojë procesi tutje, unë nuk mund të garantoj sepse unë nuk e kam ndërmend të futem në pjesën komerciale sepse atje ka institucione kompetente, njerëz përgjegjës që duhet atë proces ta lëvizin në atë anë”, theksoi mes tjerash Mickoski.

Ai gjithashtu tha se kompanitë e RMV-së janë në mesin e tyre që paguajnë më së shtrenjti për energjinë elektrike.
Një numër i madh prej tyre do të bankrotojnë, do të mbyllin biznesin e tyre, shumë punëtorë do të mbeten pa punë dhe kjo familjet e tyre do t’i fus në pasiguri”, tha Mickoski.

Ai deklaroi se “nuk është e vërtet që Qeveria po ndihmon 72 mijë kompani”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.