Para disa ditësh u përfol për një martesë të mundshme mes Rita Orës dhe regjisorit Taika Waititi.
Teksa Rita Ora nuk reagoi rreth kësaj çështje, është shoku i saj i ngushtë, njëkohësisht stilisti i flokëve James Brown i cili konfirmoi se Rita është martuar, shkruan gazeta Neutral.
Ai shpërndau një fotografi të çiftit në ‘InstaStorie’, teksa shkroi “Urime Zonja Waititi Ora”.
Ata i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni intime në Londër, sipas mediave të huaja. Ylli thuhet se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe tani do të njihet si Zonja Waititi-Ora.
Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publikisht bashkë në gusht të atij viti. Çifti u fejua dy muaj më parë ndërsa kanë planifikuar një festë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.