Një tjetër grua ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi në Autostradën “Ibrahim Rugova”, përveç shoferes së veturës që u konfirmua më herët si viktimë.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla. Ai tha se viktima është transferuar nga spitali i Prizrenit në Qendrën Emergjente në Prishtinë, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete.
“Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendrën Emergjente pa shenja jete”, deklaroi Syla.
Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e aksidentit, ndërsa identitetet e viktimave dhe detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave zyrtare.