Kovaçevski: Heqja e tatimit progresiv, për 2023 ‘presim ulje të çmimeve të produkteve bazë’

news
Advertisement

Heqja e taksës progresive është për vitin 2023 dhe kjo nuk do të thotë se qeveria po heq dorë nga ky model në tërësi, konsultimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski. ka zbuluar për MIA-n kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Advertisement

Në intervistën për agjencinë MIA, ai sqaroi se vendimi për heqjen e taksës progresive, e cila është dashur të hyjë në fuqi më 1 janar, është marrë në bazë të analizave dhe konsultimeve të shumta me të gjitha palët e interesuara, të cilat kanë treguar se taksa progresive nuk jep rezultatet e pritura si model.

“Me vetë faktin se drejtësia është një nga parimet bazë të sistemit të ri tatimor, në periudhën e ardhshme do të shqyrtojmë opsionet për një model të ri që do të synojë të përfshijë të gjitha të ardhurat në një familje, e jo vetëm rroga e një anëtari, deklaroi Kovaçevski. Lidhur me uljen e pritur të çmimeve të produkteve bazë ushqimore pasi kompanitë nga industria ushqimore kanë marrë rrymë të subvencionuar, Kovaçevski thotë se në periudhën e ardhshme pret që të ketë ulje të mëtejshme të çmimeve.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.