Kovaçevski: Takimi me Taravarin ishte vazhdim i takimeve me liderët e partive politike

news
Advertisement

Gjithçka që flitet për takimin e sotëm me u.d. kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe për hyrjen e partisë në Qeveri, është në pjesën e spekulimeve, vlerësoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Advertisement

Takimi i sotëm me zotëri Taravarin është vazhdim i takimit të liderëve, të cilin e kemi pasur gjatë periudhës së kaluar me kryetarët e të gjitha partive parlamentare politike. Planifikoj që gjatë periudhës së ardhshme të realizoj takime të ndara me të gjitha partitë poliitke, të përfaqësuara në Parlament, me qëllim që të vazhdojmë të bisedojmë rreth vendimeve të cilat duhet të merren për ardhmërinë evropiane të shtetit, e për të cilat nevojitet konsenzus i gjerë politik dhe shoqëror”, deklaroi Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes pas nënshkrimit të marrëvehsjes me kompaninë turke “Teknopanel” për investim në ZZHTI Shkup.

Në takimet, shtoi kryeministri, do të bisedohet edhe për zgjidhjet ligjore të cilat duhet të miratohen në Kuvend, e të cilat janë të karakterit ekonomik, në pjesën e sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe ballafaqimit me krizën ekonomike në shtet.

“Posaçërisht do të bëhet fjalë për pjesën e ligjeve të cilat janë bllokuar në Kuvend, që më së shumti kanë të bëjnë në pjesën e sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe ballafaqimit me krizën ekonomike”, tha Kovaçevski.

Në mediumet u paraqitn informata se qëllimi i takimit të sotëm të Kovaçevskit dhe Taravarit është hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri dhe se partisë i ofrohen tre vende ministrore.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.