Kryetari i Bogovinës bën shpenzime luksoze, qytetarët jetojnë në krizë dhe pa ndriçim (Dokument)

news
Advertisement

Përderisa banorët e Komunës së Bogovinës ballafaqohemi me mos shfrytëzimin e ndriçimit publik, të cilin e paguajmë nëpërmjet faturave të EVN-së, të njëjtin shërbim nuk e shfrytëzojmë nga ana e Komunës, me pretekstin se “KURSEHET” energji elektrike.
Ndërsa nga ana tjetër vetëm për tetë muaj, nga 01.01.2022 e deri më 31.08.2022 harrxhohen mjete të ashtuquajtura “Reprezentacione” ose buxheti i paraparë për harxhime personale të kryetarit dhe këtu do t’i paraqesim vetëm disa keqpërdorime “të vogla”.
Harxhimet e kryetarit aktual deri më sot janë 1.080.654.00 denarë ose 17536,43€, kurse nga ana tjetër kryetari i mandatit të kaluar kishte arritur vlerën e po të njëjtave për gjithë vitin 395.000 ose 6500€ dhe në vend që të harxhonte për veturë luksoze me vlerë mbi 30.000€, Albon Xhemaili blente eskavatorë për mirëmbajtjen e rrugëve në kohë dimri. Lusim kryetarin aktual t’i nderprejë keqpërdorimet e tepërta se po të njëjtat ndikojnë tek ato qytetarë që na kanë ngel në këtë komunë.

Advertisement

Aleanca për Shqiptarët – Dega Bogovinë

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.