Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kosova kërkon paqe, por do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri

news
Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që kërcënoi me dërgimin e forcave ushtarake në Kosovë. Kurti ndër të tjera ka thënë se Kosova nuk kërkon konflikt, por paqe, raporton Zeri.info.

Advertisement

“Presidenti dhe kryeministri i Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet – me forcë dhe vendosmëri”, shkroi ai. Kurti tha se bandave kriminale në veri të Kosovës u mungon edhe preteksti më i dobët për barrikada dhe sulme pasi çështja e targave është zgjedhur dhe zgjedhjet janë shtyer.

“Me zgjidhjen e çështjes së targave dhe vonesën e zgjedhjeve, bandave kriminale në veri të Kosovës u mungon edhe preteksti më i dobët për barrikada dhe sulme të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in, ne po punojmë për të adresuar situatën shpejt dhe në mënyrë paqësore”, shkroi ai në Twitter. /Zëri

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.