Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kur flasin për dhunë në Serbi flasin për vete nuk flasin për Kosovën

news
Advertisement

Kryeministri Albin Kurti, i është përgjigjur deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq se Kosova po përgatitet për sulm ndaj serbëve në veri.

Advertisement

Kurtri tha se deklaratat e krerëve në Serbi, janë nxitëse dhe se nuk mund të flasin në emër të Kosovës.

Sipas tij, deklaratat në Beograd për vrasje e dhunë flasin për vete dhe imagjinatën e tyre e jo për Republikën e Kosovës.

“Së pari edhe në bazë të fitores së shkurtit të vitit të kaluar unë jam kryeministër i shpresës dhe i progresit ndërsa në serbi keni një president të frikës dhe kërcënimit. Kur flasin për dhunë në Serbi flasin për vete nuk flasin për republikën tonë, për ne flasin instituicionet”, tha ai.

Shefi i qeverisë tha tutje se Kosova është për paqe dhe stabilitet afatgjatë.

“Dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore mirëpo me 31 korrik u ngritën ato barrikada prej njerëzve që kishin nxitur dhe organizuar strukturat paralele që u bënë banda kriminale pra kur ata flasin flasin për vete ne jemi për paqe dhe stabilitet afatgjatë”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.