Kurti: Nëse dështon sot seanca, humbim miliona që do t’i marrin shtete të tjera

News

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se po që se
Kuvendi nuk i miraton sot propozimet e rendit të ditës për kreditë dhe
marrëveshjet ndërkombëtare dhe vendi shkon në zgjedhje të reja,
Kosova do të humbë miliona euro.
Sipas tij, ka shumë shtete që presin të përfitojnë kredi si ato të cilat i ka
miratuar qeveria e tij.
Ai ka thënë se komisionet e përhershme duhet të formohen pavarësisht
a ka qeveri apo jo

Tek ka folur për marrëveshjet financiare, Kurti ka thënë se “afatet po
ecin” dhe se “koha nuk është burim i ripërtërishëm”.
Koha kalon në të kaluarën në pakthim. Çdo vonesë e mëtejme e
komplikon dhe rrezikon përfitimin dhe zbatimin e fondeve”, ka thënë ai

teksa ka folur për Planin e Rritjes dhe Marrëveshjen për reforma me
Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, e që sipas Kurtit janë
kredi me kamatë zero. “Nëse shkojmë në zgjedhje këto mjete pra 90
milionë euro për të cilat ne kemi punuar e angazhuar, do të humbin,
sepse ka shumë shtete tjera presin me krahë të hapur financim të tillë”,
ka thënë ai.
Kurti më tej ka thënë se në Kosovë nuk ka krizë ekonomike e se kjo
është arsyeja përse nuk ka protesta nga qytetarët.
“Në Kosovë s’ka krizë ekonomike. Rritja ekonomike në çerekun e dytë
sivjet ka qenë 4.58 për qind të bruto produktit vendor. Në këto katër vite
sa isha kryeministër e tash edhe sa jam në detyrë, asnjëherë rritja nuk
ka qenë nën 4 për qind. Rritja ekonomike është 6 për qind. Prandaj s’ka
protesta të qytetarëve, por vetëm ankesa të opozitarëve. Në Kosovë s’ka
krizë ekonomike. Po rrezikojmë krizë sociale nga kriza buxhetore e
financiare për shkak të keqpërdorimeve të procedurave. Le të mos
keqpërdoren procedurat. Le të jemi në nivel të përgjegjësisë si
përfaqësues të popullit, por edhe si zyrtarë të shtetit, si dikush që
personifikon dhe ndërton imazhin e shtetit të pavarur si republikë
demokratike”, ka thënë ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *