Kurti sot dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

news
Advertisement

Kryeministri Albin Kurti, sot pritet të dorëzojë zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Aplikimi do t’i dorëzohet Presidencës çeke të Këshillit të BE-së në Pragë.

Advertisement

Kryeministri do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane,Mikulas Bek, ndërsa pas takimeve pritet të ketë konferencë të përbashkët për media.

Të mërkurën presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Presidentja Osmani, ka thënë se ky moment është historik. “Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive e ambicies sonë të patjetërsueshme”, ka theksuar Osmani.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.