Ky është 21-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë në aksident

news
Advertisement

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 21-vjeçari shqiptar në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se Erik Fetahu, përplasi motorin e tij me një furgon më 26 gusht, por pas një jave në spital ai ndërroi jetë. Mjekët u përpoqën ta shpëtonin duke i prerë një këmbë të lënduar rëndë, por as kjo nuk e mbajti në jetë.

Advertisement

Aksidenti tragjik ka ndodhur në San Rocco, në zonën e Lodit dhe i riu shqiptar është transportuar me helikopter në spital. Sipas policisë motori i shqiptarit ishte përplasur kokë më kokë me një furgon në një kthesë të fortë.

Shqiptari banues në Lodi ishte i apasionuar pas motorëve, ai kishte qenë kandidat në zgjedhjet bashkiake me listën Buongiorno Lodi, në mbështetje të kryebashkiakut aktual Andrea Furegato.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.