Ky është parashikimi i motit për sot

news

Parashikimi i Motit për sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.

Advertisement

Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor.

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë kushte me jostabilitet lokal të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu afatshkurtër dhe shtrëngata të rralla.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 37 gradë.

Indeksi UV do të ketë vlerën 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare.

Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verilindor.

Pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme dhe bubullima të rralla.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë.

Sipas sinoptikantëve në ditët në vijim do të mbajë mot me diell në orët e mëngjesit me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të jostabilitetit lokal të përcjellë me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.