Ky është parashikimi i Motit për sot

news
Advertisement

Parashikimi i Motit sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirës jostabile me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.

Advertisement

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 28 deri në 34 gradë. UV indeksi do të jetë 7.

.Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura maksimale do të jetë 34 gradë.

Prej nesër deri të mërkurën nën ndikimin e masës jostabile të ajrit moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë, shkarkime të fuqishme elektrike dhe paraqitje të breshrit.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.