LAJM I FUNDIT: Nis heqja e barrikadave në Rudarë

news
Advertisement

Kanë filluar të largohen bllokadat nga rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat u vendosën dje nga serbët lokal që kundërshtojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

Advertisement

REL raporton se në fshatin Rudarë ka filluar tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada në rrugë.

Ky veprim vjen pasi Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të shtyhen masat për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve.

Kërkesën për shtyrjen e vendimit e ka bërë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Pas konferencës së ambasadorit amerikan, Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur se i ka pezulluar vendimet për reciprocitet për një muaj 1 shtator 2022, me kusht që do të hiqen barrikadat e vendosura në pikat kufitare.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *