Latifi: Babai i thotë djalit “ty t’ka baba mafi”, pastaj ai bëhet mafi

news
Advertisement

Profesori i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, ka vazhduar ta komentojë dhunimin e 11 vjeçares nga pesë persona në Prishtinë.

Advertisement

Latifi thotë se prindi i drejtohet djalit të tij “ty t’ka baba mafi”.

E pastaj sipas tij “ai bëhet mafi”, pasi shton se “gjuha e kriminalizuar gjjthmonë prodhon kriminelë faktikë”.

“Sepse gjithçka fillon me gjuhën, me kriminalizimin e saj. Një gjuhë e kriminalizuar gjithmonë prodhon kriminelë faktikë. Sepse, siç thotë një teori e njohur psikologjike, njeriu mëson të sillet sipas etiketës që ia vendosin të tjerët. Sidomos fëmijët e të rinjtë”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Express

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.