“Liberalizimi afër”, në rast se votohet pro, kur mund të udhëtojnë kosovarët pa viza?

news
Advertisement

Një mbledhje e rëndësishme po mbahet në Këshillin e BE-së, ku do të diskutohet çështja e liberalizimit të vizave. Sidoqoftë, ky është vetëm njëri nga hapat e rëndësishëm për këtë çështje dhe deri në liberalizim të vizave për kosovarët mund të duhen edhe shtatë muaj. Natyrisht, nëse votohet në Këshill të Bashkimit Evropian.

Advertisement

Në një përgjigje të mëhershme, Demush Shasha, drejtor i EPIK-ut, vlerësoi se edhe nëse Këshilli i BE-së voton pro, atëherë, në bazë të praktikave, do të duhen edhe shtatë muaj që të liberalizohen vizat.

“Pra, në mënyrë që Kosova të përfitojë nga liberalizimi i vizave, ligjërisht duhet ndryshuar Rregullorja 2018/1806 e BE-së, e cila përcakton se cilat shtetet mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen. Për të ndryshuar rregullorja, ajo duhet kaluar nëpër një proces joformal negocimi (trialogu) në mes Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së. Pas përfundimit të procesit joformal, rregullorja duhet miratuar formalisht në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe mbledhjen e rregullt të Këshillit të Bashkimit Evropian. Historikisht, shpejtësia më rekorde e konsumimit të kësaj procedure vendimmarrjeje ishte shtatë muaj, në rastin e Gjeorgjisë. Pra kjo është procedura e paevitueshme nëpër të cilën duhet të kalojë liberalizimi i vizave për Kosovën, ndërsa është realiste që procedura të marrë nga gjashtë deri në nëntë muaj nga momenti i shprehjes së vullnetit politik në nivelin e Këshillit Evropian”, theksonte z. Shasha në intervistë.

Natyrisht, në krahasim me të kaluarën njëdekadëshe të izolimit, shtatë muaj duken gati krejtësisht tëpavërejtshëm.

Njëjtë mendon edhe zonja Donika Emini, një nga njohëset e procesit të anëtarësimit në BE, që i tha Nacionales se përfundimi i procedurës mund të zgjatë deri në fillim ose në mes të vitit të ardhshëm.

Pastaj, në një postim Facebook, ajo shkroi se sot nuk do të votohet për liberalizim të vizave.

“Tirania e procedurave”
Më konkretisht, grupi punues do të shqyrtojë një raport që Komisioni Evropian e ka hartuar me zhvillimet e fundit në lidhje me përmbushjen e kushteve për liberalizim të vizave nga Kosova.

Në fakt, kjo është hera e parë që ky grup do ta ketë zyrtarisht si temë diskutimi çështjen e vizave për kosovarët.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian tashmë e kanë rikonfirmuar mbështetjen për liberalizimin e vizave, ndërsa Komiteti LIBE (Komiteti për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të brendshme) mund të votojë sërish.

Siç shpjegon në një infografikë REL-i, pas shqyrtimin në grupin punues, çështja e liberalizimit të vizave mund të kalojë për votim tek ambasadorët e BE-së.

Pastaj, Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave. Më pas, ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Njëjtë vepron edhe Këshilli i Ministrave të BE-së, i cili e miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave.

Tutje, nënshkruhet një akt ligjor nga tri institucionet kryesore të BE-së: KE-ja, Këshilli dhe Parlamenti Evropian.

E pas gjithë këtyre procedurave, vendimi publikohet në gazetën zyrtare të BE-së, me çrast shënohet edhe dita e hyrjes në fuqi e liberalizimit të vizave.

Pra ende nuk është koha për të hapur shampanjë nga kosovarët.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *