Liderët botërorë: Kush është i ftuar dhe kush jo në varrimin e Mbretëreshës?

news
Advertisement

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, më 19 shtator, do të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të organizuara, dekadat e fundit, në Mbretërinë e Bashkuar. Ftesat tashmë janë planifikuar dhe pritet që rreth 500 krerë shtetesh e personalitetesh të marrin pjesë. Ceremonia do të mbahet në Westminster Abbey, që ka një kapacitet për rreth 2200 njerëz.

Advertisement

Por kush do të jetë i pranishëm dhe kush nuk ka marrë ftesë për të qenë në funeral? Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës, do të jenë në mesin e mbretërve europianë. Pjesëmarrës në funeral priten të jenë anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Europa, shumë prej të cilëve kanë dhe lidhje gjaku me Mbretëreshën. Mbreti Philippe i Belgjikës dhe Mbretëresha Mathilde kanë konfirmuar se do të jenë atje, po ashtu edhe Mbreti holandez, Willem-Alexander me gruan dhe nënën e tij, ish-mbretëresha holandeze, Beatrix. Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës kanë pranuar, gjithashtu, se do të jenë pjesë e funeralit. Nuk do të mungojnë as familjet mbretërore të Norvegjisë, Suedisë dhe Danimarkës.

Presidenti Joe Biden do të marrë pjesë së bashku me Zonjën e Parë, Jill Biden.

Presidentët e SHBA-së

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti Joe Biden do të marrë pjesë, së bashku me Zonjën e Parë, Jill Biden. Shumë diskutime ka pasur nëse Presidenti Biden do të ftonte paraardhësin e tij, Donald Trump, për të qenë pjesë e delegacionit amerikan, por kufizimet në numrin e pjesëmarrësve, nënkuptojnë se jo të gjithë ish-Presidentët do të marrin pjesë.

Ka pasur spekulime se disa ish-Presidentë dhe Zonja të Para – veçanërisht çifti Obama – mund të marrin ftesa private. Jimmy Carter, i cili shërbeu si president nga viti 1977 deri në 1981, nuk ka marrë ftesë.
Kryeministri indian, Narendra Modi, nuk ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë

Udhëheqësit e Komonuelthit

Pritet të marrin pjesë edhe liderë nga i gjithë Komonuelthi; Kryeministri australian, Anthony Albanese; Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern; Kryeministri kanadez, Justin Trudeau etj. Gjithashtu, guvernatorët që shërbejnë si përfaqësues të monarkisë, pritet të marrin pjesë me udhëheqësit e vendeve të tyre.
Kryeministri i Bangladeshit, Sheikh Hasina, si dhe presidenti i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, thuhet se kanë pranuar ftesat. Kryeministri indian, Narendra Modi, edhe pse ka marrë një ftesë, ende nuk ka konfirmuar nëse do të jetë i pranishëm.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, dhe ai italian, Sergio Mattarella, do të marrin pjesë të dy në funeral
Liderë të tjerë botërorë.

Udhëheqës të tjerë botërorë që thuhet se kanë pranuar ftesat janë: Kryeministri irlandez, Micheal Martin; Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier; Presidentin italian, Sergio Mattarella; Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen; Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-Yeol; si dhe Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro. Pjesë e funeralit pritet të jetë edhe Perandori japonez, Naruhito; Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, si dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Nuk dihet nga ana tjetër nëse Presidenti kinez, Xi Jinping, do të marrë ftesë dhe nëse do ta pranojë atë. Republika Islamike e Iranit – prej kohësh subjekt i sanksioneve ndërkombëtare për programin e saj bërthamor – do të përfaqësohet vetëm nga një ambasador.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është një ndër liderët botërorë të paftuar në funeral

Të paftuar

Asnjë përfaqësues nga Rusia, Bjellorusia apo Mjanmari nuk është i ftuar të marrë pjesë në funeralin e Elizabeth II. Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë shembur që nga pushtimi rus i Ukrainës. Një zëdhënës i Presidentit rus, Vladimir Putin, tha javën e kaluar se ai gjithsesi “nuk po e konsideronte” pjesëmarrjen në funeral. Si aleat i ngushtë i udhëheqësit rus, edhe Presidenti bjellorus Lukashenko, nuk ka marrë ftesë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.