Lidhet marrëveshja Spanjë-Shqipëri për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi kundër krimit të organizuar ndërkombëtar

news
Advertisement

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologu i tij spanjoll kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Advertisement

Marrëveshja është nënshkruar në praninë e dy kryeministrave Edi Rama dhe Pedro Sanchez.

“Marrëveshje dypalëshe për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar duke përdorur instrumentet e inteligjencës policore dhe hetimit që të dy vendet vlerësojnë të përshtatshme”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ndodhet ditën e sotme në Shqipëri në kuadër të një vizite në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës ka vizituar Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën, por ka anashkaluar Kosovën.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.