Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është liruar nga burgu pas katër vitesh qëndrim në qeli, ku ndodhej për akuzat e lidhura me aferën e inceneratorëve.
GJKKO ka vendosur sot shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për çështjen e inceneratorit të Fierit, duke i hapur rrugë lirimit të tij.