LIVE: Hyn 1 shtatori, a do të zbatohet marrëveshja Kosovë- Serbi për dokumentet?

news
Advertisement

Kufitarët e Kosovës në Jarinjë presin veprimet e kolegëve serbë për reciprocitet

Advertisement

Në të dy anët e kufirit të Kosovës me Serbinë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë të vetmit që janë duke patrulluar janë policët kufitarë.

Nga policët kufitarë të Kosovës është thënë se 1 shtatori do të nisë me dy opsione, e njëri nga ta është se në rast se Serbia s’i lëshon dokumentet hyrëse/dalëse atëherë këtë s’do ta bëjë as Kosova.

Por, nëse pala serbe pas mesnatës do të vazhdojë t’i lëshojë dokumentet për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës, atëherë Kosova do të vendosë reciprocitet.

Deri më tani në pikën kufitare në Jarinjë situata është e qetë ku deri tek pikëkalimi kufitar janë tri pika kontrolli të KFOR-it.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.