Marku: Jemi me trup e shpirt me Kosovën

news

Boksieri shqiptar Florian Marku, ka reaguar pas zhvillimeve në veriun e Kosovës.

Advertisement

Ai tha se me shpirt është me Kosovën.

“Jemi me trup e me shpirt me Kosovën”.

Gjatë së dielës në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ka pasur tensione për shkak të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Nga ana e serbëve ishin vendosur barrikadat në afërsi të këtyre dy pikave.

Pas pezullimit për 30 ditë nga ana e Qeverisë së Kosovës të kësaj mase, sot janë larguar barrikadat dhe raportohet situatë më të qetë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.