Mikonos: Shërbëtoret hëngrën ëmbëlsirat e lëna nga mysafirët, filluan të kishin halucinacione dhe përfunduan në spital

news
Advertisement

Mediat greke raportojnë se në Mykonos pesë persona kanë përfunduar në spital pasi kanë konsumuar ëmbëlsirat e lëna në dhoma nga klientët e hotelit, të cilat sic u njoftua më vonë kishin substanca halucinogjene.

Advertisement

Mykonos është ishulli i njohur për festa të çmendura ku përdoret droga. Në vilat e marra me qira nga të pasurit gjithcka mund të ndodhë.

Siç raporton Prototema, pesë shërbëtore janë shtruar në spital pasi kanë ngrënë çokollata dhe ëmbëlsira të mbetura në frigoriferë pas largimit të mysafirëve.

U zbulua se ëmbëlsirat përmbajnë psilocybin, një substancë me efekt të ngjashëm me LSD-në, e cila mund të shkaktojë eufori, ndryshime të papritura në emocione dhe halucinacione.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.